Jonida Vokshi i kthehet aktrimit: Shumë shpejt do të jem pjesë e serialit të ri të Ermal Mamaqit

0
410

Në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo u zbulua çdo dyshim që kishim që Jonida Vokshi do i kthehet aktrimit në një serial të ri.

Ishte një postim i Ermal Mamaqit për ditëlindjen e aktores që nxiti rrjetin të mendojë se diçka po ‘zihej’. Në urimin e Mamaqit për ditëlindje ai e quajti aktoren ‘ylli i serialit.’

Ndërsa u pyet rreth zërave, ditën e sotme në intervistë komfirmoi se dotë jetë protagoniste në serialin e shumëpërfolur të Ermal Mamaqit. Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat, nuk kanë nisur ende xhirimet, por që do të nisin së shpejti.

Kujtojmë që pas pauzës së marrë prej shatëzanisë dhe lindjes së vajzës është hera e parë që ajo do t’i kthehet profesionit.

Leave a Reply