Jennifer Lopez si Kida, publikon dy këngë me një klip

0
392

Këngëtarja e njohur amerikano-latine, Jennifer Lopez  sonte ka lansuar këngën e saj më të re “Pa ti” dhe “Lonely”. E veçanta e kësaj kënge është se brenda videoklipit të këngës së JLo janë dy këngë, ashtu siç kishte bërë Kida me Mozzik në hitin e kësaj vere “PP” (Paranoja dhe Pishmon)

Kënga PP e Kidës dhe Mozzik pa dyshim është hiti i kësaj vere që e lamë e cila ka numrin më të madh të klikimeve, më shumë se 37 milionë klikime vetëm në youtube.

E veçanta e klipit të Kidës dhe Mozzik ishte se brenda një klipi kishte dy këngë, këngën “Paranoja” dhe këngën “Pishmon”.https://cdn.embedly.com/widgets/media.html?src=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fembed%2FkzFpHJIkuwg%3Ffeature%3Doembed&display_name=YouTube&url=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DkzFpHJIkuwg&image=https%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FkzFpHJIkuwg%2Fhqdefault.jpg&key=internal&type=text%2Fhtml&schema=youtube

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Jennifer Lopez që mbrëmë lansoi dy këngë në youtube por brenda një videoklipi.

Këngët quhen “Pa Ti” dhe “Lonely” dhe brenda 20 orëve kënga ka më shumë se 2 milionë klikime dhe të dyja këngët janë në bashkëpunim me Maluma, ashtu sikurse Kida që i kishte me Mozzik.https://cdn.embedly.com/widgets/media.html?src=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fembed%2FA1kuaEuLX78%3Ffeature%3Doembed&display_name=YouTube&url=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DA1kuaEuLX78&image=https%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FA1kuaEuLX78%2Fhqdefault.jpg&key=internal&type=text%2Fhtml&schema=youtube

Nuk dihet se menaxhmenti i këngëtarës a është frymëzuar nga Kida për ta bërë të njëjtën gjë apo dy këngë brenda një klipi në Amerikë ka kohë që ekzistojnë. /GazetaExpress/

Leave a Reply