“Je shumë sexy”, Einxhel Shkira i përshpërit në vesh Donaldit

0
455

Modelja Einxhel Shkira, gjatë një loje të organizuar nga vajzat në shtëpinë e Big Brother Vip, i është afruar Donaldit dhe dëgjohet teksa i thotë në vesh, “je shumë sexy”.

Mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP është organizuar mbrëmja e vajzave, ndërkohë që djemtë u kanë përgatitur atyre ushqimin dhe ja kanë shërbyer.

Gjatë kohës që po darkonin, vajzat kanë luajtur lojën me pyetje dhe dënime. Secila që nuk i është përgjigjur pyetjes që i ka rënë, do të kishte një dënim.

Por, veprimi që ka marrë më shumë vëmendje, është ai i banores së re, Einxhel Shkira. Ajo i është afruar Donaldit, dhe i ka përshpëritur në vesh: Je shumë sexy.

Pas kësaj, Donaldi duket sikur është paksa i habitur.

Kujtojmë që më parë dyshja kanë punuar së bashku, në emisjonin “Binjakët”. Mbase Einxhel është ndjerë komode të thotë mendimin e saj për Donaldin duke qënë se njihen edhe më herët.

Leave a Reply