‘Jam aty për ty’/ Fifi shkon në Kukës, viziton Fjolla Morinën në banesën ku ndodhet në arrest, poston videon emocionuese të këngëtares me vajzën

0
510

Fjollës i ka shkuar për vizitë Fifi e cila ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese në të cilën shihet Fjolla që komunikon përmes telefonit me vajzat e saj.

Fjolla Morina qëndron prej ditësh e izoluar në një banesë në qytetin e Kukësit pasi u kap me 2 pistoleta në kufirin e Shqipërisë.

Këngëtarja është kapur mat nga fotografët në dritaren e shtëpisë e duket mjaft e qetë. Madje ajo vetë ka postuar video teksa ndodhej me vajzën e saj të vogël. Për ti qëndruar pranë Fjollës i ka shkuar për vizitë Fifi e cila ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese në të cilën shihet Fjolla që komunikon përmes telefonit me vajzat e saj.

Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë.

Leave a Reply