Ja lidhja e Kejvinës me Redjan Rrajën, modelja përdorte makinën e ‘Darës’, i sekuestrohet mjeti 30 mijë euro

0
62

Detaje të reja dalin nga historia e “dashurisë” mes modeles Kejvina Kthellës dhe të dyshuarit kryesor për ate ntatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajës.

Burime zyrtare i bëjnë me dije Dosja.al se modelja e njohur jo vetëm që kishte kohë në një lidhje me Redjanin por pranonte edhe dhurata luksoze prej tij.

Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se modelja 24-vjeçare u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar dy ditë më parë për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka patur gisht në at entatin e 1 nëntorit, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij. Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe…

Redjan Rraja u la në b urg nga gjykata, e cila caktoi masën e sigurisë “arr est me bu rg”, ndërkohë që vepra penale, akuza e v rasjes së mbetur në tentativë “kundër dy ose më shumë personave”, do të kthehet në atë të vr asjes me paramendim, pas vde kjes së shoferit Andi Maloku. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “V rasjen e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe “Ar mëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply