“Ja bullizmi miq….skandal”, Ermal Mamaqi nxjerr mesazhet me Elvana Gjatën, biseda private me këngëtaren shqiptare

0
407

Ermal Mamaqi është personazhi shqiptar që Instagramin e tij e ka kthyer në një vend argëtimi për ndjekësit, aty ku mund të gjenden lehtësisht foto dhe video humoristike.

Në disa raste ai tregon dhe sekuenca të vogla që i ndodhin në jetën e përditshme dhe e tillë ishte postimi i fundit.

Ermali ka publikuar në Instagram mesazhet private të shkëmbyera me këngëtaren Elvana Gjatën- mikeshën e tij të ngushtë.

Në një video të ëmbël të Joelit me qenin e ri të shtëpisë, Elvana ka “bullizuar” Mamaqin dhe na shkriu së qeshuri!

Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- janë fjalët e këngëtares në bisedën private.

Sigurisht këto fjalë e kanë bërë të qeshë Ermalin, i cili shkruan me humor krahas mesazhit:

Skandal!!! Zbulohet biseda…ja pra miq…ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private”

Leave a Reply