‘Isha shtrirë me Amin në divan, po më përkëdhelte’, Ermal Mamaqi tregon momentet romantike me gruan: Kaloi Altini, tha…

0
265

Mbrëmjen e djeshme në “Portokalli” është rikthyer aktori Ermal Mamaqi dhe moderatorja Amarda Toska. Teksa flisnin në skenë, Ermali ka treguar se çfarë ndodhte pas skenës në ditët e para të lidhjes së tij me Amin.

Sipas Ermalit, regjizori i emisionit ka qënë shumë strikt dhe nuk i lejonte që të kishin momente romantike pas skenës për të respektuar ambientin e punës. Ndryshe ka ndodhur tani pas 15 vitesh dhe aktori ka bërë diferencën.

I vetmi ndryshim që ndodhi sot që nuk ndodhte 15 vjet më përpara. Ishte një ditë si kjo aty mbrapa skenës. Ishim në momentet e para të dashurisë me Amin dhe në një nga divanet isha shtrirë tek prehëri i Amit dhe ajo po më përkëdhelte kokën. Dhe kalon aty Altini, nëna dhe babi i Portokallisë dhe kaloi na tha: Rrini pak mirë ju të dy se jemi në punë. Edhe sot pas 15 vjetësh ishim pas skenës nuk ishte divani dhe po rrinimin në një moment romantik dhe kaloi Altini e na tha: Çkemi si kaluat mirë?,”-tha Ermali.

Shiko minutën e 14:00

Çifti Ermal dhe Ami janë të martuar prej disa vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Joelin dhe Sian.

Leave a Reply