“Ish-pronari më ngacmonte”/ Modelja Nishani rrëfen eksperiencën në “Big”: E filmova!

0
405

Modelja shqiptare Beniada Nishani ka rrëfyer një histori që ka përjetuar kur ka qenë në moshën 21-vjeçare. Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo i tregoi moderatores Einxhel Shkira se dikur një prej shefave të saj e kishte ngacmuar seksualisht.

Por ajo së bashku me nënën e të fejuarit të saj atë kohë, e kishte filmuar dhe e kishte hedhur në gjyq. Beniada tregoi se ngjarja ndodhi kur kishte nisur një punë si bariste për të përfunduar edhe studimet në ë universitet.

“Këto baristet marrin shumë lekë se punojnë dy-tre muaj dhe fitojnë dyfishin. Thashë me modelingun do rri pushim, do punoj të paguaj universitetin. Fillova të punoja tek ky lokali i madh edhe pas një jave, që bëra kontratën, filloi të më ngacmojë pronari. Po ça ngacmimesh?! Isha 21 vjeç. Isha mërzit por mami i të fejuarit ishte avokate. Më tha që ti bëja foto, ta regjistrova. Edhe e çuam në gjyq. Ai mbylli lokalin. Fitova shumë pak nga gjyqi se nuk ishte ngacmim fizik. Por në modeling asnjëherë s’më ka ngacmuar dikush. Nuk shkoja vetëm te fotografi, shkoja me mamin ose me të fejuarin,”– rrëfeu Nishani.

Leave a Reply