Imazhet provokuese të Linda Halimit nga palestra

0
454

Artistja e njohur nga Vitia, Linda Halimi, vazhdon t’i mbajë të azhurnuar mjaft mirë fansat e saj.

Këngëtarja, e cila njëherësh është shumë aktive me postime të ndryshme, së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive nga palestra.

Duke qenë shumë e fokusuar në këtë pjesë, 26 vjeçarja ka mahnitur ndjekësit me linjat trupore dhe transformimin e bërë.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

E veshur tërësisht në sportive, krijuesja e hitit “Ndihmë” duket në formë të mrekullueshme.

Ndryshimi i tillë vjen falë ushtrimeve të njëpasnjëshme dhe kujdesit në masë të madhe ndaj vetes.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Linda është duke punuar në projekte të reja në Amerikë dhe së shpejti pritet të sjell këngën e re.

Ajo po ashtu më parë bëri të ditur se nënshkroi kontratë me kompaninë e famshme, “Universal Music”. /Telegrafi/

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Leave a Reply