I ka dhënë fund lidhjes së bujshme me futbollistin? Përgjigjet njëherë e mirë Anna Lika (FOTO LAJM)

0
460

Disa muaj më parë lidhja mes aktores shqiptare, Anna Lika dhe futbollistin Amir Rrahmani, ishte titulli kryesor në mediat rozë.

Çifti pranoi në heshtje romancën pasi u kapën “mat” nga ndjekësit, hërë nga fotot në të njëjtin vend e herë nga rrobat e njëjta që shkëmbenin.

Por pak kohë më parë Albeu.com vuri re se dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin ne rrjetet sociale dhe këtu lindën dyshimet se mund ti kenë dhënë fund lidhjes.

E ftuar së fundmi në “Abc e Pasdites” për të promovuar emisonin e saj “Gladiatorët që do të filloj së shpejti në të njëjtin televizion, aktorja është ngacmuar nga moderatori edhe për Amirin.

“Je lakuar edhe për gladiator futbollist, a ka ndonjë të vërtetë në këto muajt e fundit, që ke qenë në një lidhje?”, e pyet Ermali.

“Unë jam një vajzë single, kam qenë gjithmonë dhe do të jem”, ka thënë Anna duke treguar njëherë e mirë se lidhja me futbollistin ka marrë fund./albeu.com/

Leave a Reply