“I bëra bllok, më shkruajti menaxheri”, koreografi rrëfen detajet nga sherri i bujshëm me Elvana Gjatën: Mori hak për momentin, s’është e tillë

0
607

Një vit më parë, mes këngëtares së famshme Elvana Gjata dhe koreografit Tan Brama, ndodhi një konflikt. Ishte ky i fundit që e ‘akuzoi’ këngëtaren si xheloze ndaj artisteve të reja.

Kjo ndodhi fill pasi Elvana Gjata e përjashtoi Tan Bramën nga trupa e saj e baletit, sepse sipas tij kishte performuar dhe për këngëtaren me origjinë nga Kosova, Kidën.

I ftuar në “Glamour Zone”, koreografi ka treguar se që nga ajo kohë ata nuk ndiqen më në rrjete sociale, dhe pasi i ka bërë bllok, ai është kontaktuar nga menaxheri i Elvana Gjatës.

Biseda

Ester BylykuA të kontaktoi Elvana pas bujës mediatike?

Tan BramaNë momentin që më hoqi nga Instagrami unë i dhashë bllok. Thashë më mirë bllok se unë e njoh prej kohësh Elvanën. Nuk e njoh sot dje dhe u bëmë miq, dhe se prisja faktikisht. Më shkruajti menaxheri i vet dhe i thash që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thash kështu ndodhi dhe kaq. Por më pyetën pse s’je më trupa baletit. Nuk është normale të hiqesh nga trupa, pse more pjesë ti tek Kida. Unë jam artist, unë shkoj ku të dua, sepse prandaj kam investuar tek vetja.

Ester Bylyku: Po më vonë, u përpoq Elvana të të bllokonte punën tek artistët e tjerë?

Tan Brama: Jo, Elvana nuk është vajzë kështu. Nuk të prish punë. Mund të marri hak për momentin, megjithatë është një artiste e mirë.

Leave a Reply