Humbje deri në 400 mijë euro/ Nga Tayna te Ledri Vula, sa para “iu ikën” nga duart këngëtarëve shqiptarë për shkak të pandemisë

0
433

Nga pandemia e COVID-19 u prekën edhe këngëtarët shqiptarë. Këta fundit u detyruan të anulonin të gjitha koncertet, dhe kështu janë prekur nga kriza ekonomike e periudhës së pandemisë.

“Prive.al” ka llogaritur humbjet e disa prej këngëtarëve më të njohur nga Tayna te Ledri Vula, gjatë kësaj periudhe pandemie. Sipas përllogaritjeve, një prej artisteve që ka patur më shumë  humbje financiare është Tayna.

“Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera”, shkruan “Prive.al”.

Më tej kjo medie thekson se edhe Ledri Vula mund të ketë një humbje rreth 400,000 euro.

” Rreth 400,000 euro mund të mbetë pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar. Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi. Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t’i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro. “, shkruan Prive.al .

Leave a Reply