“Hera e parë që po më dridhen buzët”, këngëtari pushtohet nga emocionet për ‘rikthimin’ në ‘Top Channel’

0
329

Këngëtari Berkan Beka, mbrëmjen e sotme, në një intervistë që ka dhënë për ‘Ftesë në 5″ është shprehur se është shumë i emocionuar që pas kaq shumë vitesh po rikthehej (përmes Skye) në “Top Channel”.

Ai ka thënë se edhe pse ka vite që bënte intervista, është hera e parë  që dridhej buza nga malli për periudhën kur nisi rrugëtimin në ‘Top Fest 3’ në skenat e televizionit ku këndoi fillimisht.

“Ju Top Channel jeni më të vërtetë një Amerikë, një MTV Aëards. Ka 15-16 vite që bëj intervista dhe është hera e parë që më dridhet buza tani”,- tha ai.

Gjatë intervistës ai nuk ngurroi të tregonte për projketet e reja dhe detaje nga jeta personale, ku është ndalur dhe tek vajza. Ai është shprehur se vajza i ngjason shumë, ndërkohë thotë se i vetmi peng që ka është se nuk kalon shumë kohë me të bijën.

Leave a Reply