Grupi muzikor nga Prizreni merr pjesë në festivalin “Swingt Jazz” në Bingen të Gjermanisë

0
677

Bingeni i Gjermanisë është nikoqir i shumë grupeve muzikore nga e gjithë bota në muajin qershor të çdo viti.

Por, siç duket këtë vit do të jetë ndryshe për shkak të pandemisë globale COVID-19.

Për ata që nuk janë në dijeni, në festivalin “Swingt Jazz” ka marrë pjesë vitin e kaluar edhe grupi muzikor nga Prizreni, “Contemporary Ethno Orchestra”. 04 Online ka mësuar se edhe për këtë vit grupi muzikor nga Prizreni është i ftuar në këtë festival, mirëpo për shkak të pandemisë, siç duket ky festival do të mbahet online ndryshe prej herave të tjera, pa pjesëmarrjen e publikut.

04 Online nga burime të afërta me grupin muzikor nga Prizreni ka mësuar se ata do të marrin pjesë edhe në këtë verzion, duke premtuar se do të ketë shumë befasi.

Ju kujtojmë se grupin muzikor nga Prizreni e përbëjnë Besmir Shishko, Besnik Bobaj, Tolga Kazaz, Fisnik Hoxha, Artan Elshani e Xhemil Gjini./04 Online

Leave a Reply