Gold AG e konfirmon se po bëhet baba

0
354

Prej kohësh u aludua se reperi, Gold AG do të bëhet baba për herë të parë.

Dhe këtë tashmë e ka konfirmuar vet reperi i njohur në një intervistë për Prive ku edhe foli për atësinë.

Gold AG konfirmoj se ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

“Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘qëlloi kështu apo qëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdo kush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdo kush që më njeh”, ka thënë reperi.

Ndërsa, duke qenë një besimtar i devotshëm i fesë Islame, reperi tha se ‘fëmijën do ta rris siç udhëzon feja’.

Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë reperi kurorizojnë dashurinë e tij me vajzën nga Gjilani.

Leave a Reply