“Gjej gabimin ku e ke”, Anxhela Peristeri i përgjigjet akuzave të Mentor Hazirit

0
95

Anxhela Peristeri i është përgjigjur akuzave të Mentor Hazirit pasi nuk u pranua në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës.

Këngëtarja ka komentuar në statusin e bërë nga Mentori duke u shprehur me keqardhje se nuk i priste këto akuza nga një këngëtar si ai. Anxhela e ka këshilluar atë të gjejë gabimin tek vetja dhe të mos fajësoj kombin shqiptar.

‘Po me vjen vertet keq qe po lexoj kte status nga ti Mentor! Kam qene prezente ne finalen e Kenges Magjike 2017 kur ke fituar cmimin “Zeri me i mire mashkullor) dhe gjithashtu kam qene prezente dhe ne koncertin tend recital ne Katedralen Orthodokse se Tirane, ku mbeshtetja nga artistet shqiptare nuk te ka muguar.Te gjithe kemi pasur zhgenjime ne karriere por nuk kemi fajesuar kombe.Te keshilloj ta kerkosh gabimin tek vetja fillimisht ,pastaj te nxjerresh vrer per kombin shqiptar.Une jam fituesja ne fuqi e atij festivali sic e quan ti “Te Korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as ne finale.Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnje juri profesionistesh nuk refuzon nje kenge te bukur e sidomos zerin tend ,pa arsye!“-komentoi Anxhela.

komenti i Anxhela Peristeri

Komenti i këngëtares ka sjellë një sërë replikash mes tyre dhe fansave.

Leave a Reply