Geti, Majki e Ermali bëhen bashkë, çfarë po paralajmërojnë?

0
364

Para pak ditësh Ermal Fejzullahu zbuloi se ka bashkuar forcat për një bashkëpunim me reperët, Ghetto Geasy dhe Majk. Ermali tha se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar dhe se kënga do të publikohet së shpejti.

Në fakt tre artistët e mbajtën fjalën dhe kënga do të publikohet brenda pak ditësh.

Të tre këngëtarët kanë postuar në adresat e tyre në Instagram datën 12 maj, që me siguri bëhet fjalë për bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Detaje të tjera nga kënga nuk dihen, por me siguri do të jetë hit i kësaj vere.

Kujtojmë se Ermali dhe Geti kanë bashkëpunuar edhe më parë. Në vitin 2003 sollën bashkë këngën “Vesa” ndërsa në 2010 erdhën me “I kom”. Po ashtu, Majku dhe Geti kanë sjellë mjaft projekte muzikore, të cilat janë kthyer mënjëherë në hite.

Kujtojmë se ata së fundmi publikuan bashkëpunimin e shumëpritur të tyre, “Hajde te baba”. Kjo këngë është pjesë e albumit të tyre të përbashkët, që mban titullin “Vaksina”.

Leave a Reply