Gesst publikon këngën e re “Eyo”

0
887

Është vetëm 15 vjeçar, por ka disa vite që e ka filluar rrugëtimin e tij në muzikë.

Quhet Orgest Hoxha, por emri i tij në muzikë është Gesst. Duket se të qëndruarit në karantinë i ka hapur rrugën këngëtarit të ri dhe me shumë perspektivë, pasi nga këtu kanë filluar idetë e vërteta për muzikë.

“Eyo” quhet kënga e re e Gesst, për tekstin e të cilës është kujdesur vet këngëtari, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin “Ex Music Entertainment”. Një videoklip simpatik i ka punuar Egzon Hasani./04 Online

Leave a Reply