“Flliqsira, po abuzoni si kafshët”, kërcënoi gazetarët, Kejvina tregon hakmarrjen: Më dhemb për hir të vërtetës, s’më pyesin kurrë

0
50

Ish-velina e ‘Xing me Ermalin’, është një prej personazhave më të njohur të shoëbizzit shqiptar, e kjo jo vetëm që është një prej bukurosheve të ekranit shqiptar, por së fundmi një arsye e fortë është edhe publikimi i lajmit që ajo e kishte mbajtur të fshehtë prej kohësh, lidhja me Redjan Rrajën dhe shumë detaje të tjera që e çuan deri në sekuestrimin e makinës që ajo përdorte, por jo në pronësi  të saj.

Teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e “E Diell” në Top Channel, Kejvina ka folur  edhe për mllefin dhe kërcënimet që ajo bëri për gazetarët, të cilët sipas saj ata shkruajnë pa e pyetur sesi qëndron në të vërtetë një çështje.

Gjatë asaj kohe Kejvina bëri një reagim në rrjetet sociale ku i quante flliqësira gazetarët, duke thënë se atakanë abuzuar me emrin e saj.

“Me gazetarët nuk kam asgjë, e respektoj punën e tyre. Shkruajnë aq shumë për neve, pa na pyetur fare sesi qëndron puna. Nuk interesohen fare sesa keq na bëjnë psikologjikisht.”– ka thënë Kejvina.

Por një reagim i tillë nga Kejvina erdhi pas lajmit për lidhjen e saj intime me Redjan Rrajën dhe mundësimin e jetës luksoze që ai i kishte dhënë asaj, si edhe  përfshirja e saj në probleme me policinë për 10 orë në atentatin e 1 nëntorit.

Gjatë muajit nëntor lidhur me këtë çështje burime zyrtare i bënë me dije Dosja.al se modelja e njohur jo vetëm që kishte kohë në një lidhje me Redjanin por pranonte edhe dhurata luksoze prej tij. Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

Leave a Reply