Flautistja nga Prizreni, Eliesa Qollopeku vazhdon të shkëlqejë edhe në Itali

0
774

Në fushën muzikore, Eliesa Qollopeku nga Prizreni vazhdon të shkëlqejë me performancë atraktive në shtetin e Italisë.

Rrugëtimet e saj në muzikë kanë qenë mjaftë të sfidueshme, por gjithmonë të pashkëputura me përkushtim të palodhshëm drejt realizimit të ëndrrës së saj fëmijërore.

Pjesëmarrja e saj në aktivitetet e shumta në koncertet profesionale në Itali, më saktësisht në qytete si Milano, Torino, Como, etj, reflektojnë prirjen e talentuar si një flautise e zonja në të gjitha prespektivat e mundshme.

Eliesa si një flautiste e dalluar qysh në fëmijërinë e saj plot melodi e tinguj muzikor filloi ta zhvillonte ëndrrën të cilën sot po e jetëson, muzikën si art dhe flautën si një instrument shpirtëror me të vetmin qëllim, që ta dhuroj më të mirën para të gjithëve në një skenë.

Rrugëtimi i saj muzikor ishte një ngritje e mundësive jetësore, sepse tashmë ajo mund të numërojë mundësi jashtëzakonisht më të mëdha si më parë, madje dhe në nivelin intelektual ajo gjen tashmë shumë shtigje të depërtueshmërisë drejt sukseseve permanente.

Që nga shkolla e mesme e muzikës, “Lorenc Antoni”, në Prizren ku dhe e ka mbaruar shkollimin e mesëm, ajo ishte e ekspozuar në çdo skenë ku zhvilloheshin koncertet muzikore, talenti i saj është shpërfaqur në të gjitha hapësirat, gjersa vitaliteti i angazhimit të saj ishte i ekulibruar dhe me maturinë e nevojshme të një vajze që vazhdon ta ketë si karakteristikë specifike motivacionin e lartë të përpjekjeve për një profesionalizëm përformues. Përveç tjerash, Eliesa me gatishmërinë profesionale të saj ështe edhe mësimdhënëse e dalluar, meqenëse një jetë krijuese është një jetë energjike, me zemër të dinijitetshme.

Pas shumë vështirësive, sot ajo gëzon pafund pasionin e saj për muzikë dhe disponon përvojë të brumosur profesionale në sferën muzikore si një flautise e talentuar, e që po vazhdon ta kapë tingullin sekret të së ardhmës.

Kjo siguri e periudhave të suksesshme e kulmore dëshmon shkëlqimin e Eliesës në botën shumëngjyrshe të muzikës dhe kështu vijon të ecë në një udhë të drejtë, pa ndërruar kurrë shteg apo pa u kthyer kurrë pas, ajo ka arritur ta dëboj prej vetës gjithë ankthin e së ardhmës e të marrë mbi të qëndrimin që i shkon përshtat përballë të tashmës, tashmë të përcaktuar të idealeve, ëndrrës, dhe pasionit për muzikën.

Më poshtë gjeni disa nga koncertet e zhvilluara të Eliesa Qollopekut në Itali në qytete të ndryshme./04 Online

Leave a Reply