Flaka Krelani në kopertinën e revistës së njohur amerikane: Vij nga shteti më i bukur në botë, Kosova

0
428

Flaka Krelani nuk është një emër i padëgjuar në skenat shqiptare. Këngëtarja kosovare prej një viti ndodhet ne New York dhe së fundmi na ka njoftuar me një postim në instagram se revista e njohur “My New York”, ka zgjedhur imazhin e saj për kopertinë nën titullin “Inspirimi jeton në New York”.

Flaka Krelanit e cila njihet si një prej këngëtareve me zërin më të fuqishëm në trojet shqiptare ka folur në këtë intervistë për origjinën ku ndër të tjera thekson se vjen nga shteti më i bukur në botë.

Vij nga shteti më i bukur në botë, Kosova. Kam lindur në Gjakovë”, ka thënë ajo.

31-vjeçarja në këtë intervistë ka folur edhe për njerëzit në Kosovë, duke i përshkruar si njerëz të mençur dhe me zemër të madhe.

“Kosova është një vend i njerëzve të mrekullueshëm. Njerëzit në Kosovë janë të njohur si njerëz me zemër të madhe. Ata janë të shoqërueshëm, të ëmbël, të bukur, të mençur… Jemi vend me tradita të jashtëzakonshme, për çka jam krenare”, është shprehur këngëtarja

Leave a Reply