Fjolla Morina vesh fustanin e bardhë, i jep fund beqarisë

0
398

Këngëtarja, Fjolla Morina, ka që në janar që është në kërkim të policisë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpike”, ku duhej që të kalonte dënimin e saj.

Kur policia e Kukësit mori informacionin se këngëtarja ishte arratisur nga shtëpia ku po qëndronte, menjëherë është nisur për një kontroll. Aty u kuptua se Fjolla kishte ikur.

Pas këtij veprimi të saj, Gjykata e Kukësit mori vendimin që të ndryshonte masën e sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Arrest me burg”. Por pavarësisht se ka probleme me drejtësinë shqiptare, Fjolla nga ana tjetër po shijon dashurinë e saj me biznesmenin, Fisnik Syla.

Madje thuhet se ata të dy janë martuar. Sipas “Prive”, Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, gjatë pushimeve që bënë me rastin e ditës së të dashuruarve, 14 shkurt.

Jo vetëm kaq! Këngëtarja gjithashtu ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur ta mbajë vetëm për vete e të mos e ndajë me publikun.

Ndërkohë kujtojmë se Morina u arrestua në 18 shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës. Ajo u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Leave a Reply