Fitoi me këngën “Plas”, Flori Mumajesi sërish në “Këngën Magjike”, i bashkohet nismës ‘Këndo për të ndërtuar’

0
46

Këngëtari dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea pak ditë më parë bëri me dije se të ardhurat nga biletat e shitura të ‘Këngës Magjike’ do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caci në Thumanë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por ditën e mërkurë e cila është edhe nata e parë e spektaklit gjatë të cilës do të jenë  prezentë edhe këngëtarë që nuk u prezantuan më herët si konkurentë të këtij viti.

Ndër ta ka qenë edhe kantautori i njohur, Flori Mumajesi, i cili do të performojë në skenë për të njëjtin qëllim si kolegët e tij, të cilët i janë bashkuar nismës “këndopërtëndërtuar”.

“Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës.”– është shprehur Flori.

Leave a Reply