Fifi tregon arsyen se pse u largua nga “Big Brother VIP”

0
321

Këngëtarja, Fifi sot ka vendosur të largohet nga reality-show, “Big Brother VIP”.

Fifi mblodhi të gjithë banorët para pak minutash, për të ua treguar vendimin e saj dhe arsyet se pse ka vendosur të largohet edhe pse të martën deklaroi se dëshiron të qëndroi.

Ajo u shpreh se ka nevojë të merret me shëndetin e saj, pasi që kjo eksperiencë nuk është duke i bërë mirë.

“Unë kam marr vendim me lanë shtëpinë e “Big Brother” sot, kam nevojë të merrem me vetën, kjo eksperiencë nuk është duke më bërë mirë”, tha Fifi.

Të gjithë banorët u përloten nga ky vendim i këngëtares kosovare, teksa ajo u shpreh se dëshiron të largohet me buzëqeshje.

Deri më tani nga shtëpia e “Big Brother VIP” janë larguar tetë banorë./Express

Leave a Reply