Fifi humbi ndjenjat, Graniti: Jam me ty deri në frymën e fundit

0
321

Ish-banori i Big Brother VIP, Granit Cana ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Fifin, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e së martës. Përmes postimit në rrjete sociale, ai thotë se do të qëndrojë pranë saj në të mirë e në të keq.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështira”, u shpreh Cana.

Fifi dhe Graniti kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë, për raportin e krijuar e po ashtu edhe për ngacmimet ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse u pa pëlqim mes tyre dhe publiku i donte çift, ata thanë se do të jenë vetëm miq të mirë.

Leave a Reply