Fifi e zëvendësoi Granitin me Donaldin/ Arditi i ashpër: Pafytyrësi! E shiti veten…

0
104

Ardit Çuni, banori që u eliminua javën e kaluar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka folur për “Shqipëria Live” duke thënë se i mungojnë shumë të gjithë banorët, mes tyre edhe Beniada. Ai tha se mori mësim që duhet të qëndrojë larg telefonit për të shijuar momentet e bukura ndërsa zbuloi arsyen përse u masakrua me komente në ditët e para të izolimit.

Ardit Çuni: Më mungojnë banorët, në përgjithësi të gjithë, por ata që më kanë qëndruar më afër, Beniada, Iliri, Semi, Donaldi, Fifi. Ishte një lloj detoxi arsyen përse pranova të hyj. Kisha shumë orë para celularit, Covidi e kështu gjërash dhe më shërbeu shumë se kam gjetur paqe. Ishte e vështirë por jam nga ata njerëz si ujqërit që kudo që ta hedhësh, e merr formën e vet.

Pas rikthimit tim, mendoj që njerëzit e kanë parë me çfarë gjakftohtësie veproja unë. Doja që njerëzit të shihnin dikë që nuk e kishin parë në festivale e këngë. Pashë që 2 javët e para më kishin masakruar. Unë e di që jam i vështirë për tu thithur, por kur më njohin, e dinë se kush jam unë. Kur dola unë atë natë, kam marrë lum komentesh me “bravo”. Jam krenar për veten. Sa i përket fitores, tha se në finale shkon Arjola, Iliri, Donaldi dhe Fifi por fitoren e merr Iliri.

Ndërsa rezerva të shumta dukej se kishte për Fifin, të cilën e ka konsideruar si mikeshë, por ndikoi në largimin e tij nga Big Brother pasi zëvendësoi Donaldin me Granitin për të dalë në nominim me Arditin.

Ardit Çuni: Kjo është pafytyrësi. Nuk është lojë. Një njeri nuk e shet veten për çmim. E prisja që të zëvendësonte Granitin, por jo me Donaldin. Një njeri që ka dashurinë më të vogël për ty, nuk e bën një gjë të tillë. Nuk mund ta bënte në fillim.

Ke diçka për ti thënë Beniadës?

Ardit Çuni: Do doja që ti thoja që më ka marrë shumë malli. Nuk e prisja që do të mërzitej aq shumë. Madje u shqetësova dhe kur dola i thashë Arbanës se çfarë ndodhi me Beniadën. E kemi lënë që do njihemi jashtë. Këto ditë po shmang video të postuara mes meje dhe Beniadës që kanë një muzikë trishtuese dhe po mundohem t’i shmang.

Leave a Reply