Fifi dhe Eneda bëjnë paqe me njëra-tjetrën, këngëtaret lënë pas kunjat e Këngës Magjike

0
59

Një vit pas natës finale të edicionit të 21 të “Këngës Magjike”, dy protagonistet e festivalit, Eneda Tarifa dhe Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, kanë bërë paqe me njëra-tjetrën. Dy këngëtaret e dashura nga publiku, u përfshinë në një valë polemike, pasi Eneda fitoi çmimin e parë, ndërsa Fifi të dytin. Fifi dhe Eneda i dhanë njëra-tjetrës pikët maksimale, por tek e E Diela Shqiptare, shkëmbyen disa kunja dhe më pas e hoqën njëra tjetrën edhe nga rrjetet sociale.

Por, kur ka kaluar një vit nga debati, dy vajzat kanë bërë paqe. Lajmin e konfirmon vetë Fifi, e cila ka postuar një foto me Enedën në rrjetet sociale.

Për të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan, ishim dhe jemi shoqe”,- ka shkruar Fifi në Instagram duke qetësuar fansat e tyre, se çdo gjë shkon mësë miri dhe se vajzat i kanë hedhur pas krahëve debatet e të shkuarës.1 / 7Fifi

Leave a Reply