Fero thotë se ish-menaxhmenti ia blinte klikimet, ndërsa shprehet se krejt estrada e bëjnë këtë gjë

0
292

Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka tash e sa vite që punon i pavarur si reper.

Mirëpo në fillimet e veta, reperi i njohur nga Gjilani e kishte nisur karrierën duke u bërë pjesë e një label-i.

Ai ishte pjesë e “ON Records”, të cilët kujdeseshin për këngët dhe klipet e tij, ndërsa njëkohësisht edhe për koncertet dhe distribuimin.

Foto: Fero/Instagram

Tani Fero në një lidhje direkte me fansat në Instagram, ka akuzuar ish-labelin se ka blerë klikime, për të “rritur” suksesin e tij në atë kohë.

“Kur kam vendos vet me bo muzika asnjë artist nuk ka thënë pse tash Fero po bën ma pak klikime, s’kanë thanë se e kanë mizën mbas veshit, a pe din qysh. D.m.th, blejnë klikime. Shumica e artistëve që janë nëpër labele mendojnë që ndoshta ata i bëjnë dy milionë edhe tri milionë, po ata nuk e dinë ndoshta që menaxheri i vet është duke ia blerë klikimet”, ka thënë reperi.

I njëjti gjithashtu kritikoi këngëtarët që blejnë klikimet, duke u shprehur: “Gjynah është për talentët me ble klikime, marre duhet me ju ardhë”.https://www.instagram.com/tv/COlvTZBDBtK/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Ffero-thote-se-ish-menaxhmenti-ia-blinte-klikimet-ndersa-thote-se-krejt-estrada-e-ben-kete-gje%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A5571.72000000719%2C%22ls%22%3A3123.525000002701%2C%22le%22%3A5542.784999997821%7D

Ai më tej është shprehur se të gjithë estrada e bëjnë këtë gjë, duke ironizuar më pas se kur sheh një artist që nuk ka blerë klikime thotë se ‘e ka prek ndonjë melaqe’.

Leave a Reply