Era Rusi merr propozimin e papritur për martesë në karantinë, por e refuzon: Më kërkoi dorën, plani ishte i qartë…

0
549

Këngëtarja Era Rusi në një lidhje direke me Bieta Sulon, në emisionin “Ftesë në 5”, ka rrëfyer një episode të pazakontë që i ka ndodhur gjatë periudhës së saj në karantinë.

Ajo ka treguar se një i panjohur i ka shkruar për t’u njohur, dhe më pas i ka prezantuar për martesë, duke i kërkuar dorën.

Era Rusi e ka treguar këtë ndodhi të çuditshme, ndërsa ka qeshur bashkë me moderatoren, Bieta Sulo.

Biseda

Era Rusi: Sot përshembull më shkruante dikush. E kishte bërë të gjithë planin e punës. Në fillim donte të më njihte mua, të dilnim për kafe pastaj do darkonim dhe më pas do lidheshim. Më pas do vinte të më kërkonte dorën të fejoheshim dhe në fund të martoheshim. Ishte plani shumë i qartë.

Bieta Sulo: Por, nuk është në planet e tua?

Era Rusi: Jo me njerëz të panjohur.

Leave a Reply