Eni Koçi flet për raportet me djalin e Gencit: Fantastike, pavarësisht të kaluarës fëmija është bekim

0
310

Këngëtarja Eni Koçi së fundmi ka realizuar në instagram një Q&A (Question and Answer) ku i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e saj me partnerin e saj Genc Prelvukaj.

Këngëtarja tregoi se ishte njohur me artistin nga Kosova gjatë një turneu në Amerikë dhe fillimisht i është dukur shumë mendjemadh.

Me Genc Prelvukaj jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘Obobo si do e shtyjmë ne në turne, ky as muhabet s’do të na bëjë’. Dhe përgjigja e Gretës ishte ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të‘.”, shkroi ajo.

Postimi i Enit

Gjithashtu ajo ka folur dhe për raportin që ka me djalin e tij nga martesa e parë, Gjinin. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni gjithë familjen e tij pa përjashtim.”

Leave a Reply