E tradhtoi me modelen nga Prishtina? Nora Istrefi denoncon Robert Berishën, dalin detaje të reja

0
71

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i kanë dhënë fund bashkjetesës së tyre prej 13 vitesh bashkë. Por, arsyeja e ndarjes vijon të diskutohet në median rozë. Menduam se në një lidhje jashtëmartesore ishte Nora Istrefi, por edhe Robert Berisha nuk mbetet pas.

Burime për Insajder kanë sjell në dritë fakte të reja lidhur me çiftin më të përfolur në showbiz për këto dit. Një tradhti e Robertit me një modele nga Prishtina ka bërë që Nora Istrefi të ngrejë një padi ndaj këngëtarit.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina,”- ka thënë një burim për median “Insajder”.

Pak ditë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë publike (Lexo këtu), në të cilën rrëfente se çifti i famshëm i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, dhe ruan një raport miqësor bashkë. Në media qarkulli lajmi se ndarja kishte ardhur si pasojë e lidhjes 1-vjeçare jashtëmartesore të Nora Istrefit. I kontaktuar nga Dosja.al Robert Berisha preferoi të mos jepte detaje lidhur me këtë ‘thashethem’.

Leave a Reply