‘E pagova 4 mijë euro dënimin tim’/ Remzie Osmani tregon çfarë kaloi në adoleshencë: Kolegët e mi përfunduan në burg

0
432

Këngëtarja shqiptare Remzie Osmani është shprehur se në moshën 13-vjeçare i ka shpëtuar burgut. Teksa ka qënë e ftuar në një intervistë për emisionin ‘Ky emër nuk ka nevojë për prezantim’ ajo ka thënë se ka kënduar një këngë nacionaliste mirëpo ka paguar para për ti shpëtuar burgut.

Ajo tha se ka paguar 4 mijë euro në atë kohë për ti shpëtuar dënimit të tij, por fatkeqësisht kolegët e saj nuk e kanë pasur këtë fat.

“Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa I mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla, përkthyer me vlerën e parasë tani. E kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë antarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla.”– është shprehur Remzie Osmani.

Leave a Reply