Dy shqiptarët nga Kosova të nominuar për Brit Awards 2021

0
300

Dua Lipa, shqiptarja e Kosovës që na ka bërë krenar të gjithëve është nominuar sërisht pasi ka rrëmbyer  tri çmime nga ky kompeticion. Përvec saj edhe një tjetër shqiptar  me prejardhje nga Ferizaj, Regard është nominuar në kategorinë e rëndësishme–atë të “Këngës më të mirë britanike të vitit”.

Këngën e nominuar është “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, me këngën “Physical”.

Regard reagoi  në rrjetin social Facebook, ku shprehu gëzimin e tij me të arritur të nominohet në një nga kategoritë e eventit më të madh britanik.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion të Brits. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi artisti shqiptar, Regard.

Dua gjithashtu është një nga femrat më të nominuara të vitit në Brits 2021, me plot tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Leave a Reply