“Duro” e Dafina Zeqirit rrit numrin e telefonatave që kërkojnë ndihmë në qendrën për parandalimin e vetëvrasjeve

0
392

Kënga ‘Duro’ e Dafina Zeqirit, qysh në ditën e paë të lansimit pati një sukses të madh. Duke trajtuar një tematikë mjaft të ndjeshme të shëndetit mendor, ku vëmendjen e patën personat që vuajnë nga depresioni, ankthi, PTSD e sëmundje të tjera, e të cilat pasojnë edhe me vështirësitë që iu shkaktohen këtyre personave në shoqëri, kjo këngë u erdhi në “ndihmë” shumë personave, shkruan KultPlus.

Kënga ‘Duro’, fitoi edhe një sukses tjetër të veçantë siç është impakti që kjo këngë ka shfaqur tek publiku pasi që edhe vetë qendra “Linja e Jetës”, e cila njëkohësisht ishte pjesë e projektit muzikor, e bëri të ditur që pas publikimit të këngës edhe më shumë persona kanë luftuar stigmën, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke thirrur në qendrën telefonike për parandalimin e vetëvrasjeve.

Këtë njoftim e bëri të ditur edhe vetë këngëtarja e njohur shqiptare, ku përmes rrjetit social Instagram, ka postuar mesazhin e plotë që ajo morri nga vetë qendra.

KultPlus ju sjell mesazhin e plotë:

“Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë. Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, ka qenë mesazhi që ‘Linja e Jetës’ i ka dërguar Dafinës. / KultPlus.com

Leave a Reply