Duke kërcyer me tezen nën ritmet e çiftelisë, Bebe Rexha sjell në shqip këngën e saj ‘Say my name’

0
538

Këngëtarja e njohur  me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi përmes llogarisë së saj në Instagram një video të këngës së saj “Say my name” të përshtatur në shqip.

Ajo ka publikuar në InstaStoryn e saj dy video ku shfaqet duke kërcyer me tezen e saj, nën melodinë e çiftelisë, duke sjellë një version ndryshe të këngës së saj “Say my name”.

Kujtojmë se Bebe Rexha, është larguar e vogël nga Shqipëria dhe është rritur në SHBA, por pavarisht kësaj ajo asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare dhe herë pas here kujton zakonet dhe  traditat e vendit nga vjen.

Leave a Reply