Dua Lipa zbulon se në cilën moshë e ka dhënë puthjen e parë

0
382

Këngëtarja shqiptarja Dua Lipa u është përgjigjur 30 pyetjeve në një sfidë interesante për “W Magazine”. Ajo ka hipur mbi një dem lëvizës, ndërsa rezistonte dhe u përgjigjej pyetjeve interesante të gazetarit.

Dua tregoi se këngëtarët e preferuar nga vitet 90’ mbeten grupi i vajzave “Spice Girls”, teksa mes Londrës dhe New Yorku, zgjodhi qytetin ku u lind e u rrit, Londrën.

Një nga pyetjet më private të bëra gjatë intervistës së nxehtë, ishte ajo se kur ka puthur për herë të parë.

Këngëtarja shqiptare u përgjigj pa hezitim duke treguar ishte 17 vjeçe, kur dhuroi puthjen e saj të parë. Dua Lipa ka qenë e lidhur për vite me radhë me kuzhinierin dhe modelin e njohur, Isaac Carew.

Ndërkohë prej më shumë se një viti e gjysmë, ajo ka nisur një lidhje të re me vëllain e motrave super modele Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.

Leave a Reply