Dua Lipa shënon rekord, e para dhe e vetmja këngëtare me 1 miliard stream

0
435

Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë femra e parë dhe e vetme që ka 4 këngë mbi një miliard stream në platformën suedeze.

Një arritje e jashtëzakonshme që deri më tani nuk është arritur nga ndonjë yll tjetër të muzikës pop: as Beyonce, as Lady Gaga, as Madonna, as Katy Perry.

Këngët që kanë arritur këtë moment historik janë ‘New Rules’, ‘One Kiss’, ‘IDGAF’ dhe kënga nga albumi më i fundit ‘Don’t start Now’.

Albumi i saj i fundit ‘Future Nostalgia’ ka marrë vlerësime të shumta jo vetëm nga fansat por edhe nga kritikët e fushës.

Ndërkohë fansat e saj janë në pritje të ndonjë projekti të ri muzikor.

Leave a Reply