Dua Lipa publikon video të rrallë nga fëmijëria, ku bashkë me kushërirën fliste në shqip

0
457

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u lind e u rrit në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Për rreth katër vite ajo jetoi në Kosovë, ku familja e saj mori vendimin për t’u kthyer në vendlindje kur ajo ishte 11 vjeçare.

Pavarësisht se është rritur jashtë, Dua nuk e ka harruar kurrë gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe në familjen e saj flitet vazhdimisht shqip.

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka publikuar një video të rrallë të realizuar në fëmijërinë e saj, bashkë me kushërirën e saj, Lyrën.Lexo po ashtu:Dua Lipa mahnit me dukjen plot shkëlqim në “The Late Late Show”, teksa bën akrobaci të ndryshme

Videoja i shfaq dy kushërirat në moshë shumë të vogël, teksa kanë eksperimentuar me produktet e kozmetikës, duke marrë një makijazh si të ishte për festën e Halloween.

https://www.instagram.com/p/CFSOgLfHEUI/embed/captioned/?cr=1&v=12&wp=500&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fdua-lipa-publikon-video-te-rralle-nga-femijeria-ku-bashke-kusheriren-flet-ne-shqip%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A3682.0649999990565%2C%22ls%22%3A3430.629999998928%2C%22le%22%3A3547.834999999395%7D

Ndërkohë, përgjatë tërë videos që Dua e ka ndarë me 52 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo dëgjohet duke folur në shqip.

“Urime ditëlindjen motra ime e ëmbël, e dashur, qesharake, dreq, Lyra Duraku… dita ime 1 !!! Duke të uruar të gjithë dashurinë dhe lumturinë në botë dhe më shumë kohë të çmendura së bashku”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e videos, teksa ka uruar kushërirën e saj për ditëlindje.

Dua Lipa përndryshe u rikthye në moshën 15-vjeçare e vetme në Londër, me dëshirën për të arritur majat e suksesit në industrinë e muzikës – ëndërr të cilën e bëri realitet. /Telegrafi/

Leave a Reply