Don Xhoni i thotë Albin Kurtit se do të angazhohet që Rusia ta njohë Kosovën

0
40

Don Xhoni me muzikën e tij është shndërruar në një senzacion përtej kufijve shqiptarë.

Videot e tij bëjnë xhiro gjithandej rrjetit, me projekte të cilat janë përdodur me qindra milionë herë në rrjete sociale si TikTok.

E mesa duket fama e tij ka krijuar një terren të mirë për fansa në Rusi.

Një modele ruse i ka bërë ftesë Don Xhonit që të vizitojë Moskën, çka është bërë shkak që Don Xhoni t’i drejtohet Albin Kurtit.

“Zotëri Albin Kurti unë kam një fan-base shumë të madhe edhe në Rusi dhe do mundohem me sa kam fuqi që Rusia ta njoh pavarësinë e Kosovës si shtet të pavarur. Nuk janë vetëm femrat që na përfaqësojnë në botë. Respekt” – shprehet Don Xhoni në postimin e bërë.

Leave a Reply