Doli nga BBV, Fifi feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj

0
284

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP pas 50 ditësh izolimi. Ajo u tregoi banorëve se ka nevojë të punojë më shumë me veten dhe se kjo është arsyeja e largimit të saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Pas daljes nga shtëpia ajo është mirëpritur nga shoqëria e saj e ngushtë, të cilët e kanë vizituar menjëherë dhe kanë publikuar imazhe të ndryshme me të në rrjetet sociale. Balerini Gracioni Tagani ka publikuar pamje të Fifit, ku këngëtarja e famshme shihej e lumtur në apartamentin e saj, teksa hidhej nga gëzimi, pamje kjo shumë ndryshe nga çfarë pamë brenda shtëpisë së njohur.

Leave a Reply