“Do doja të kisha një fëmijë”, Semi i rrëfen Donaldit dëshirën e saj më të madhe

0
355

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. E i larguari i parë nga shtëpia ishte Elhaid Cufi.

Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.

Semi dhe Donaldi kanë qenë miq të mirë jashtë dhe vazhdojnë të ruajnë raportin edhe brenda shtëpisë. Teksa pjesa më e madhe e tyre janë në gjumë, ata po komentonin lojën e deritanishme dhe të ndajnë me njëri-tjetrin aspekte nga jeta e tyre private.

Semi i tregoi Donaldit se që adoleshente dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej nënë e një fëmije. Me rritjen prioritetet ndryshuan dhe ajo kuptoi se kjo gjë nuk ishte dhe aq e lehtë.

Semi: Kam dashur shumë të bëhesha nënë

Donaldi: E pse nuk u bëre? Me Bojkenin kishe mundësi që të bëje një fëmijë

Semi: Po flas për moshën 15-vjeçare, sepse më mbrapa ndryshuan gjërat.

Kujtojmë se Semi dhe Bojken u ndanë disa muaj më parë dhe lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja në “Kënga Magjike”, ku tha se Bojken mbetet një nga njerëzit e saj më të afërt.

Ajo ka folur edhe në “Big Brother VIP Albania” për raportin e tyre, ku tregoi mes emocionesh se këngëtari ishte “dashuria e saj e parë” dhe se ishin njohur kur ajo ishte 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Semi tha se edhe pas ndarjes, dyshja ruan një raport të mirë, madje se ajo e kishte pyetur edhe për pjesëmarrjen në reality-show.

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Leave a Reply