DJ Regard dhe Dua Lipa shfaqen së bashku gjatë mbrëmjes së “Brits 2021”

0
457

Dua Lipa dhe DJ Regards janë dy prej artistëve të njohur që morën pjesë në “Brits Awards 2021”.

Artistja me prejardhje shqiptare fitoi pak më parë një prej çmimeve, nga tri kategoritë nga çka ishte nominuar.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, DJ Regard zgjodhi të shfaqet së bashku me Duan, duke i uruar çmimin.

Që të dy u shfaqën të veshur me plot stil, ndërsa qëndronin të përqafuar duke pozuar para kamerës.

Në anën tjetër artisti këtë vit është nominuar për çmimin e ‘Këngës më të mirë”, me projektin “Secret”.

Vlen të përmendet se dyshja janë të vetmit artistë shqiptar që morën pjesë në eveniment. /Telegrafi/

Leave a Reply