Dhurata Dora në bashkëpunim me dy marka te mëdha boterore

0
682

Suksesi i Dhurata Dorës çdo ditë e më shume po merr vëmendje të jashtëzakonshme në tregun internacional.

Kjo gjë si duket po i impresionon kompanitë me renome botërore. Ndër to edhe kompaninë e brendit PUMA e cila ka thyer rekorde të shitjeve në bashkëpunime marketingu me artistët më të njohur si Rihanna, Selena Gomez apo The Weeknd.

Kësaj radhe PUMA përzgjedh Dhurata Dorën për kampanjën e saj digjitale në tregun e Evropës, e cila u realizua në bashkëpunim me distributorin gjigand Zalando.

Ndërsa timonin e kampanjës prapa skenës po e drejton gjithashtu njëra nga vajzat tona.

Është Mirëlinda e cila me kompaninë e saj 0711TALENTS në Gjermani, tash e sa vite vepron ne fushën e marketingut dhe kontrakton artistë mbarë botës për bashkëpunime me brende internacionale.

Image

Leave a Reply