Debati me Arif Vladin, insiston Adelina Ismaili: Fol, a je pagu?

0
465

Adelina kërkon publikisht nga Arif Vladi që të tregojë nëse është paguar për “Marshin e UÇK-së”.

Po vazhdon drama mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, ku të dy u përplasën për “Marshin e UÇK-së”.

E gjitha nisi në emisionin e ri të Adelinës, ku ajo deklaroi se Vladi ka marrë para për “Marshin e UÇK-së”, andaj kjo bëri që artisti të reagojë.

Me një sërë postimesh, këngëtari tha se nëse nuk tregon se kush e ka paguar, Adelina do të dalë para gjyqit.

Por, Adelina nuk u ndal me kaq, përmes postimit të fundit në Instagram, sërish insiston që Arif Vladi të tregojë nëse është paguar.

“Arif Vladi. A je paguar per “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo eshte pyetja. Sepse dolen deshmitare qe konfirmojne se je paguar. Cka degjoj une,  eshte pune e imja. Fol, a je paguar”, janë fjalët e këngëtares.

Leave a Reply