Debat në studio! Albina Zeneli i’a kthen moderatores: Të lutem më lejo…

0
649

Shtëpia e ‘Big Brother Vip’ është për momentin më e komentuara.

Banorët e saj janë fytyra publike të ndryshme të cilët janë artistë, këngëtarë, aktorë, balerinë, gazetar etj.

Ata po bëjnë show të vërtetë e nuk po mungojnë as debatet e ashpra që i bëjnë ata mes vete për të qenë në qendër të vëmendjes.

Edhe lidhja e Fifit me Granitin u diskutua shumë dhe të gjithë menduan se mes tyre do të lind një romancë e këndshme por jo.

Kështu të paktën u shpreh ish-futbollisti i njohur kosovar i cili potencoi faktin që mes tij dhe Fifit nuk do të ketë asgjë përveç miqësisë dhe se ai e do si motër.

Pikërisht për këtë temë emisioni ‘Shqipëria Live’ në Top Channel ka diskutuar për disa nga banorët e kësaj shtëpie dhe pjesë e debatit ka qenë edhe autorja dhe moderatorja e n’ZOOM Albina Zeneli.

Ajo tha se nuk i pëlqen loja që po bëhet mes tyre duke e ditur se janë në sy të të gjithë shqiptarëve.

Ja debati i saj që krijoi në studio duke mos u pajtuar me mendimet e panelistëve të tjerë. /nzoom.biz/

Leave a Reply