Dashuria e vjetër ndez debate! Roza Lati fut në sherr motrën e Stines me gruan e këngëtarit

0
660

Sherr brenda familjes Duka! Afërsia e Alida Dukës me moderatoren Roza Lati duke se nuk është pritur mirë nga bashkëshortja e këngëtarit Stine, Graciela. Kjo e fundit në rrjetet sociale në Instagram ka publikuar video të kunatës së saj, ku shfaqet duke mos e pranuar lidhjen e Gracielës me Stinën, edhe pse këta dy të fundit janë prindër të një vajze.

Pasi i ka postuar të gjitha videot, ajo shkruan se e ka toleruar gjithmonë sa herë e ka fyer për shkak të marrëdhënies me Stinen, por në fund kishte vendosur që të bënte gjithçka publike. https://streamable.com/e/8g7lwu

Realisht nuk di çfarë të them…I ke gabimet me ‘okë’ ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq edhe publisht por gabohesh rëndë! Ke pasur gjithmonë tendencën që të më “ulësh” si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur vetëm veten tënde. Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me tyre pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën doja që motra e burrit të ishte dhe e imja. Për këtë të kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatisht dhe publikisht. Prandaj po ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka edhe diçka… Mllefi im nuk vjen vetëm nga këto uljet dhe fryrjet publike apo dhe jo publike që më ke bërë. Ka më shumë dhe më rëndë se kaq pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj ditë dhe shpresoj që të të rëndoj dhe ty po aq shumë!,”-shkruan gruaja e Stines.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga ana e Alidës lidhur me akuzat që ka bërë kunata ndaj saj. Po ashtu edhe moderatorja Roza Lati nuk ka reaguar gjithashtu pas deklaratave të forta.

Leave a Reply