Dafina Zeqiri thotë se nuk është turp të shkosh te psikologu

0
396

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka inkurajuar njerëzit që kanë probleme me shëndetin mendor që të mos ndihen të turpëruar të kërkojnë ndihmën e psikologut.

Dafina përmes një statusi në llogarinë e saj në Twitter ka thënë se shëndetin mendor do ta bëjnë prioritet në shqiptari.

Krijuesja e shumë hiteve muzikore ka shtuar se nuk është turp po ashtu të flitet për ankth dhe depresion dhe se shumë njerëz i kalojnë këto probleme.

Leave a Reply