COVIDI më la, faleminderit ata që më ndenjën pranë… nga Instagrami

0
44
Florjan Binaj - Aktor

Aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj, ka mundur koronavirusin. Në analizat e kryera dje nga ISHP, Binaj e ka kaluar tashmë COVID-19, dhe këtë e pranon edhe vetë.

Në një postim në Instastory, Binaj ka falenderuar të gjithë njerëzit që i kanë qendruar pranë edhe pse në distancë, gjatë izolimit të tij në shtëpi prej 14 ditësh.

‘Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori.

Postimi në Instastory

Lajmi se Florjan Binaj u infektua me koronavirus u bë publik disa ditë më parë, dhe vetë aktori nuk ngurroi që ta pranonte infektimin përmes rrjeteve sociale. Ai tha se ishte pa sipmtoma dhe se dyshonte se ishte infektuar në plazh. Gjatë periudhës së izolimit prej 14 ditësh, të cilin Binaj e ka kaluar në shtëpi, nuk ka munguar në numrat e humorit në “Portokalli”, me lidhje online (direkte) nga shtëpia.

Leave a Reply