Ç’mendon Brad Pitt për dramën e krijuar nga Nicole për ‘urrejtjen ndaj Angelinas’?

0
392

Ndërkohë që shumë njerëz po ëndërrojnë për një rikthim të Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, na duhet të kujtojmë që aktori është në një lidhje me modelen e quajtur Nicole Poturalski.

Lidhja e tyre u bë publike pak javë më parë dhe prej asaj kohe, Nicole ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave sidomos për faktin që ngjason pak me Angelina Jolien.

Madje, çdo gjë që Nicole bën, njerëzit e lidhin me Angelinan. Një prej këtyre rasteve ka qenë edhe komenti i saj në rrjetet sociale “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”.

E gjithë drama që u krijua u lidh me Angelinën.

Por ç’mendon Brad Pitt në lidhje me këtë “debat” virtual të ndezur nga Nicole?

Me sa duket aktori nuk është mërzitur aspak për këtë gjë. Sipas një burimi për Us Weekly, Brad nuk ishte i inatosur ose i mërzitur.

“Ai thjesht nuk dëshiron të përzihet në këtë dramë. Brad është thjesht i lumtur që ka gjetur dikë që e bën atë të ndihet i dashur.”

Këto burime thanë gjithashtu se me shumë mundësi Brad nuk do të martohet ndonjëherë përsëri dhe ai është “realist në lidhje me lidhjet” pasi Nicole jeton në Gjermani dhe ai ka një situatë shumë të komplikuar familjare që po përpiqet ta zgjidhë.

Leave a Reply