‘Çmendi’ një Shqipëri të tërë me ‘Lele kaçurrele’/ Nazmi Sfishta i dedikohet hyjnores: Komunikova me Zotin, njerëzit duhet të befasohen

0
438

Këngëtari i njohur i grupit “Aurora”, Nazmi Sfishta ka shokuar të gjithë ndjekëit dhe fansat e muzikës së tij, duke treguar për lidhjen e tij me Zotin. I ftuar në emisionin “n’Kosovë Shoë”, Sfishta ka folur për librin e tij “Universofilia”, duke treguar se nuk është ai autor i këtij libri, por Zoti.

Sfishta e quan vetën njeri hyjnor duke pretenduar se ka komunikuar me Zotin, i cili e ka udhëzuar për të shkuar librin në mënyrë që të kthejë besimtarët në rrugën e duhur. 

Shiko minutën e 40 

Universofilia është libër i Zotit. E them hapur për të gjithë myslimanët, se kam respektë të veçantë. Kurani është libri i Zotit. Universofilia është libër i shenjtë. Pse? Merita e vetme është mëkati im. Pse? Sepse gjithçka e saktë dhe e vërtetë është meritë e Zotit, mundet të kem gabime sepse jam qënie gabimtare. Gjithçka e mirë është meritë e zotit, dhe në këtë sens është libër hynor. Unë kam qënë nxënës i mirë dhe fillova të shkruaj diçka që nuk e kam mësuar kurrë. Kam pasur edhe pauza, sepse ka pasur sulme prej shejtanëve. Binin fleta nga qielli dhe unë i kapja, Zoti e di, e kam dëshmitar. Shkrova diçka që nuk e kam mësuar kurrë. Ëndrra është pjesë e profetsisë. Më doli në ëndërr Muhamet Ali Selam, mu rrëqeth koka. Tani e kam kuptuar tani. I madhi Zot ma zbriti librin për të orientuar njerëzimin nga Kurani. Njerëzit duhet të befasohen,“-u shpreh këngëtari ndër të tjera. 

Leave a Reply